Hüseyin Mahmud, Mahmud el-Hüseyni,Daniel Gallego
17 Qershor 2016•Përditësim: 18 Qershor 2016
KAJRO (AA) - Njoftohet se është gjetur edhe kutia e dytë e avionit të kompanisë EgyptAir, i cili u rrëzua muajin e kaluar gjatë fluturimit Paris -Kajro, raporton Anadolu Agency (AA).
Komiteti Hetues i Egjiptit pasi informoi dje se ishte gjetur dhe nxjerrë nga Deti Mesdhe kutia e zezë për incizimin e zërave në kabinën e pilotëve, sot ka theksuar se anija kërkimore franceze ditën e sotme ka arritur të gjejë kutinë tjetër të zezë, atë të regjistrimit të të dhënave të fluturimit.
Gjetja e kutisë së dytë të zezë është bërë në disa faza. Ndërsa pajisjet teknologjike në anijen franceze, kanë bërë të mundur të shpëtojnë pjesën që mbart memorien e kutisë.