Aydoğan Kalabalık
19 Maj 2016•Përditësim: 19 Maj 2016
KAJRO (AA) - Njoftohet se janë ndërprerë kontaktet me avionin e pasagjerëve të linjës Paris-Kajro të kompanisë ajore Egypt Airlines, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas një deklarate të Egypt Airlines thuhet se avioni i llojit Airbus A320 me numër fluturimi "MS804" në linjën Paris-Kajro u ngrit për fluturim nga aeroporti Paris Charles de Gaulle me orën lokale 23.09.
Gjithashtu në deklaratë thuhet se avioni me orën lokale 02.45 të Kajros ka humbur nga radari në Detin Mesdhe pasi ka hyrë në hapësirën ajore të Egjiptit.
Ndër të tjera në deklaratë theksohet se në avion ndodheshin gjithsej 66 pasagjerë nga të cilët 59 udhëtarë dhe 7 anëtarë të ekuipazhit, si dhe është vënë në dukje se nga piloti nuk është bërë ndonjë thirrje për emergjencë.