Arife Yıldız Ünal,Ayşenur Sağlam
07 Maj 2016•Përditësim: 08 Maj 2016
ANKARA (AA) - Disa nga "projektet gjigande" të nisura nga Ministria e Transportit, Deteve dhe Komunikacionit e Turqisë me moton "synimet 2023", pritet që të përfundojnë brenda këtij viti, raporton Anadolu Agency (AA).
Ura mbi gjirin e Izmitit e cila konsiderohet ndryshe edhe si Gjerdani i Gjirit të Izmitit, ura "Yavuz Sultan Selim", e cila pasi të mbarojë do të jetë më e gjëra në botë për nga lloji i saj, Avrasya Tuneli, tuneli për automjetet që do të lidhë Europën me Azinë dhe i cili kalon poshtë ngushticës së Bosforit dhe rigjallërimi i "Rrugës së Mëndafshtë", rrugë kjo që pritet të lidhë kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku me qyetin Kars të Turqisë pritet të hapen brenda këtij viti.
- Ura e gjirit të Izmitit-
Sipas informacioneve të mbledhura nga gazetari i AA thuhet se puna për ndërtimin e rrugës e cila do të lidhë Stambollin me Izmirin vazhdon me ritme të shpejta. Kjo rrugë do të ngushtojë distancën nga Stambolli me gjithë këtë rajon. Pas përfundimit të rrugës nga Stambolli në Bursa do të mund të udhëtohet për një orë, ndërsa deri në Izmir rruga do të zgjasë 3 orë. Kjo vepër pritet të shërbejë për afro 38 milionë njerëz që jetojnë në këtë rajon.
Ura "Osman Gazi" e cila përbën pjesën më të rëndësishme të këtij projekti pritet të jetë funksionale në fund të muajit maj.
- Ura "Yavuz Sultan Selim"-
Në kuadër të projektit për Rrugën e Marmara-s Veriore po ndërtohet një urë mbi ngushticën e Bosforit e cila pas përfundimit do të jetë ura më e gjerë në botë në familjen e urave të ndërtuara me teknikën e varjes. Ura dhe 120 kilometra rrugë si dhe lidhjet e saj me rrugët e tjera pritet të përfundojnë dhe të jenë funksionale në fund të gushtit. Më 26 gusht pritet të organizohet edhe një ceremoni për hapjen e këtij projekti.
- Tuneli Avrasya-
Projekti i Tunelit Avrasya është konsideruar nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan si një "projekt vizionar" po ndërtohet për të kaluar automjetet. Ai do të lidhë Europën dhe Azinë duke kaluar poshtë ngushticës së Bosforit. Kjo vepër madhore pritet të hapet në fund të këtij viti.
Tuneli Avrasya tregohet si një nga projektet më të mira inxhinierike në botë. Ai do të kalojë më thellë se të gjithë tunelet aktuale që kalojnë poshtë detit. Tuneli Avrasya është gjithsej 14.6 kilometra. Ndërkohë pjesa që do të ndodhet poshtë detit është 3.4 kilometra. Në projekt janë punësuar 1 mijë e 800 punonjës. Ky projekt pritet ti sjellë rreth 560 milionë lira vlerë ekonomike për zonën. Ndërsa në buxhetin e shtetit do të hyjnë 100 milionë lira çdo vit. Projekti konsiderohet si ekologjik pasi ai do të sigurojë një kursim prej 38 milion litra naftë dhe si rrjedhojë pritet të pakësojë afro 82 mijë ton emision në hapësirë.