Murat Temizer
26 Dhjetor 2015•Përditësim: 26 Dhjetor 2015
BAGDAD (AA) - Ekonomia e Irakut mund të jetë në buzë të kolapsit në vitin 2016, tha sot Ahmed el-Hac, anëtar i Komitetit të Financave të Parlamentit të Irakut, raporton Anadolu Agency (AA).
Hac për AA ka deklaruar se nafta dhe të ardhurat e tjera mund të përmbushin vetëm çerekun e buxhetit për vitin 2016
“Ne e kemi llogaritur në buxhet çmimin e naftës në 45 dollarë për fuçi, që do të thotë se 71 miliardë dollarët e eksportit të naftës vështirë se mund të realizohet”, tha Hac.
Hac theksoi se ulja madje e vetëm një dollar në çmimet e naftës mund të shkaktojë 1 miliardë dollarë deficitin fiskal në buxhetin e Irakut.