Halil Demir
06 Janar 2018•Përditësim: 07 Janar 2018
STAMBOLL (AA) – Të paktën 17 persona nga 36 për sa ishte lëshuar urdhër arresti, janë arrestuar në disa qytete turke. Këta persona kanë përdorur aplikacionin ByLock, sistemin e komunikimit të koduar mes pjesëtarëve të organizatës terroriste FETO, raporton Anadolu Agency (AA).
Policia e Stambollit më herët kishte lëshuar urdhër për arrestimin e 36 personave që kishin përdorur aplikacionin ByLock.
Me këtë rast sot kanë filluar operacionet për arrestimin e të dyshuarve, në mesin e të cilëve ka policë, gazetarë dhe punonjës akademik. Deri më tani janë arrestuar të paktën 17 persona.
Mësohet se operacioni që po kryhet në Stamboll, në të njëjtën kohë zbatohet edhe në tetë qytete të tjera të Turqisë.