Metin Bolat
26 Gusht 2016•Përditësim: 27 Gusht 2016
KONYA/ADANA (AA) – Së paku 20 persona janë arrestuar sot në mëngjes në qytetin turk Konya për shkak të lidhjeve me organizatën terroriste DAESH, raporton Anadolu Agency (AA).
Siç mëson gazetari i AA-së, ekipet policore të departamentit për antiterrorizëm në Konya kryen bastisje në lokacione të ndryshme në këtë qytet, ku arrestuan 20 persona të cilët dyshohen se kanë lidhje me organizatën terroriste DAESH.
Gjatë bastisjes janë konfiskuar edhe disa dëshmi dhe dokumente. Pas përpunimit kriminalistik në godinën e policisë në Konya, të dyshuarit do të dërgohen në gjykatë.
Nga ana tjetër, në aksionin antiterrorist të realizuan në Adana, në jug të Turqisë, kundër organizatës së njëjtë terroriste, në orët e hershme të mëngjesit janë arrestuar 20 persona.
Aksioni është zbatuar në disa vendbanime, ndërsa në mesin e të arrestuarve gjendet edhe një grua. Personat e arrestuar janë dërguar në godinën e policisë në Adana.