Barış Gündoğan
23 Prill 2016•Përditësim: 23 Prill 2016
ANKARA (AA) - Të paktën tetë pjesëtarë të organizatës terroriste DAESH janë arrestuar në Oguzli, pranë qytetit juglindor Gaziantep në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë turke theksohet se forcat e sigurisë në Oguzeli kanë arrestuar tetë terroristë të DAESH-it, të cilët u përpoqën të kalojnë nga Siria në Turqi.
Gjithashtu raportohet se bëhet fjalë për shtetas të huaj.