Cansu Dikme
02 Maj 2018•Përditësim: 02 Maj 2018
VAN (AA) – Më shumë se 60 kilogramë heroinë janë konfiskuar gjatë operacionit kundër drogës në provincën lindore të Turqisë, Van, njoftoi policia lokale sot, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një njoftim, Departamenti i Policisë Provinciale të Vanit tha se njësitë e anti-drogës konfiskuan rreth 62 kilogramë të heroinës kur ndaluan një kamion në distriktin Edremit.
Të paketuar në 120 blloqe, heroina ishte e fshehur në trupin e automjetit, thuhej në njoftim.
Gjatë operacionit, shoferi i furgonit, i njohur nga inicialet F.O., u arrestua gjithashtu me akuzat për trafik droge dhe transport.
Më tej thuhet se operacionet që synojnë trafikantët e drogës, që financojnë grupin terrorist PKK/KCK, vazhdojnë.