Burak Bir
10 Shtator 2019•Përditësim: 10 Shtator 2019
Forcat turke të sigurisë "neutralizuan" tre terroristë në juglindje të vendit, bëri të ditur sot Ministria e Brendshme, transmeton Anadolu Agency (AA).
Autoritetet turke shpesh përdorin fjalën "të neutralizuar" në deklarata për të nënkuptuar se terroristët në fjalë janë dorëzuar, vrarë ose kapur.
Ministria e Brendshme tha se Komanda Speciale e Xhandarmërisë provinciale kreu një operacion të brendshëm sigurie në provincat juglindore Diyarbakir dhe Mardin.
Dy terroristë me armët e tyre u neutralizuan në rajonin Gorese të provincës Diyarbakir, ndërsa në rrethin Artuklu të Mardin, një terrorist, me emrin e koduar Azad, një i ashtuquajtur "menaxher" në provincë, u neutralizua nga policia provinciale dhe forcat e xhandarmërisë.
Operacionet në rajon janë duke vazhduar, shtohet në deklaratë.
Megjithëse në njoftimin nuk përmendej një grup specifik terrorist, Turqia ka kohë që po kryen operacione kundër grupit terrorist PKK në rajon.