Yılmaz Kazandıoğlu,Necmi Ertuş
03 Shtator 2016•Përditësim: 04 Shtator 2016
HAKKARI (AA) - Në operacionin kundër organizatës terroriste PKK në qarkun Çukurca të qytetit Hakkari në Turqi 3 ushtarë ranë dëshmor, ndërsa 20 të tjerë u plagosën, në mesin e të cilëve 3 janë në gjendje të rëndë, raporton Anadolu Agency (AA).
Operacioni i forcave të sigurisë vazhdon me mbështetje ajrore kundër organizatës terroriste PKK në zonën rurale Çukurca të qytetit Hakkari.
Në përleshjen që ndodhi në orët e para të mëngjesit 3 ushtarë ranë dëshmorë, ndërsa 20 të tjerë u plagosën, në mesin e të cilëve 3 janë në gjendje të rëndë.
Ushtarët e plagosur u dërguan në kazermën Fatih ku prej aty me autoambulanca u transferuan në spitalin shtetëror të Hakkari-t.
Njoftohet se përleshjet në rajon ende vazhdojnë.