Sinan Uslu
09 Shtator 2017•Përditësim: 10 Shtator 2017
ANKARA (AA) – Së paku 99 pjesëtarë të organizatës terroriste PKK janë neutralizuar gjatë operacioneve të forcave të sigurisë gjatë dy javëve të fundit në juglindje të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e Shtatmadhorisë së Ushtrisë Turke janë dhënë informacione për aktivitetet e forcave turke të sigurisë në dy javët e fundit, prej 24 gushtit deri më 7 shtator.
Theksohet se në aksionet e kryera në rajonin e Sirnakut dhe Hakkarit janë neutralizuar 99 terroristë.
PKK-ja është në listën e organizatave terroriste në Turqi, Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).