A. Eda Ünlü Özen
30 Maj 2016•Përditësim: 30 Maj 2016
ANKARA (AA) - Zv/kryeministri i Turqisë Numan Kurtulmus me rastin e paralajmërimit për votimin e ngjarjeve të vitit 1915 dhe pretendimeve armene në lidhje me këtë në Parlamentin gjerman tha se detyra e parlamentit nuk është të komentojë çështjet e tilla, raporton Anadolu Agency (AA).
"Nuk është detyrë e parlamenteve që të interpretojnë ngjarjet e vitit 1915. Askush nuk do të pranojë atë që thotë ndonjë parlament në këtë drejtim, sepse parlamentet nuk janë ngarkuar për të kërkuar ndonjë regjistër të vjetër rreth ngjarjeve historike duke u përpjekur për të bërë pastrimin e disa hesapeve të vjetra të ndyra", tha Kurtulmus.