Merve Gül Aydoğan Ağlarcı
12 gusht 2020•Përditësim: 13 gusht 2020
Së paku 42 objekte historike janë sekuestruar dhe një i dyshuar është arrestuar në një operacion në Stamboll, bëri të ditur një burim sigurie, raporton Anadolu Agency (AA).
Skuadra kundër kontrabandës dje bastisën një depo në distriktin Arnavutkoy të metropolit, tha burimi në kushte anonimiteti për shkak të kufizimeve për të folur në media.
Ata u njoftuan se një grup kriminal ishte duke u përpjekur të kontrabandonte artefakte historike jashtë shtetit, tha burimi.
Pjesët e gjetura besohet se datojnë nga 2200 p.e.s. dhe 1400 e.s.
Ato përfshijnë 39 amfora të përdorura në qytetet e lashta greke të Miletos, Rodos, Knidos, Krimeas dhe Ganos për magazinimin e verës dhe vajit të ullirit, një spirancë prej gize në formë T dhe dy spiranca prej druri.
Artefaktet, të cilat janë gjetur nga mbetjet e anijeve të fundosura, do t'i dorëzohen Muzeut Arkeologjik të Stambollit.