Satuk Buğra Kutlugün
23 Qershor 2016•Përditësim: 23 Qershor 2016
IZMIR (AA) – Pjesëtarët e organizatës terroriste PKK kanë kryer mbrëmë vonë një sulm raketor mbi stacionin policor në qarkun Bayindir në provincën e Izmirit, raporton Anadolu Agency (AA).
Zyrtarët policorë kumtuan se PKK kishte shkrepur dy raketa të cilat kanë pasur në shënjestër ndërtesën e stacionit policor por që të dyja e kishin huqur duke rënë në një lagje të banuar në afërsi.
Raketa e parë kishte rënë mbi çatinë e një shtëpie ndërsa e dyta në oborrin e një depoje në spitalin shtetëror.