Ayşe Hümeyra Atılgan
23 Prill 2016•Përditësim: 24 Prill 2016
KILIS (AA) - Një adoleshent është viktima e tretë e sulmit në jug të Turqisë, zbuloi një burim mjekësor të shtunën, raporton Anadolu Agency (AA).
Mahmut Omer Aslan (14) ndërroi jetë në spitalin shtetëror në Kilis, tha burimi në kushte anonimiteti për shkak të ndalimit për të dhënë deklarata për media.
Të premten, nga territori i Sirisë, i cili është nën kontrollin e organizatës terroriste DAESH janë shkrepur dy raketa në qytetin turk Kilis. Në vendngjarje humbën jetën dy persona, ndërsa katër u plagosën, duke përfshirë edhe 14-vjeçarin Aslan, i cili ishte dërguar në spital.
Kilis, ndodhet gjashtë kilometra larg kufirit të Sirisë. Ky qytet në muajt e fundit është goditur nga disa raketa të shkrepura nga Siria. Të hënën, katër raketa të shkrepura nga Siria në Kilis vranë pesë persona, ndërsa gjashtë të tjerë u plagosën.