Orhan Canbulatel
31 Maj 2016•Përditësim: 31 Maj 2016
KIRIKKALE (AA) - Zyrtarët turq të hënën deklaruan se Turqia ka prodhuar bombën e parë për shkatërrimin e bunkerëve - "depërtuesi", raporton Anadolu Agency (AA).
Korporata e industrisë mekanike dhe kimike (MKEK) kohët e fundit ka miratuar përdorimin e bombës së rëndë 907 kilogramëshe në avionët ushtarak F-16 dhe F-4.
Ihsan Cagatay Oncel, drejtor i Departamentit të kërkimeve dhe zhvillimit në fabrikën MKEK në Kirikkale, qytet në Turqinë qendrore, tha se bomba për shkatërrimin e bunkerëve ka fuqinë shkatërruese edhe për shkatërrimin e objekteve të përforcuara.