Fuat Kabakcı
27 Tetor 2021•Përditësim: 27 Tetor 2021
Ministria e Jashtme e Turqisë dënoi sulmin e kryer nga organizata terroriste DEASH në një fshat në rajonin Dijala të Irakut, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Me pikëllim të thellë morëm lajmin se shumë persona e kanë humbur jetën dhe janë plagosur në sulmin e kryer mbrëmë natën në rajonin Diyala nga terroristët e DEASH-it", thuhet në deklaratën me shkrim të ministrisë.
"Dënojmë ashpër këtë akt terrorist të urryer. Urojmë mëshirën e Allahut mbi peronat që humbën jetën në sulm, urojmë shërim të shpejtë për të plagosurit si dhe shprehim ngushëllimet tona për qeverinë dhe popullin vëlla dhe mik të Irakut", thuhet në deklaratë.