Seyit Ahmet Aytaç
12 Qershor 2016•Përditësim: 12 Qershor 2016
ANKARA (AA) - Forcat artilerike turke dhe forcat ajrore të koalicionit ndërmorrën sulme të ashpra ndaj pozicioneve të organizatës terroriste DAESH në veri të Sirisë nga të cilat janë përgatitur sulme me raketa në Turqi, ndërsa me këtë rast janë vrarë të paktën tetë terroristë, raporton Anadolu Agency (AA).
Një burim i paemëruar ushtarak për AA ka thënë se forcat artilerike turke dje nga kufiri në brezin verior të Sirisë kanë bombarduar 11 pozicione të DAESH-it në të cilat janë regjistruar aktivitete terroriste për kryerje të sulmeve në territorin e Turqisë.
Pozicionet e njëjta të terroristëve janë bombarduar edhe nga avionët e koalicionit në luftën kundër DAESH-it që udhëhiqet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).
Sipas informacioneve të para nga terreni, në sulme janë vrarë të paktën tetë terroristë si dhe janë shkatërruar dy automjete ushtarake.
Sulmet arilerike të ushtrisë turke dhe sulmet ajrore të forcave të koalicionit i kanë shfrytëzuar forcat opozitare siriane të cilat pas kësaj e kanë rikthyer kontrollin mbi dy rajone të cilat kanë qenë nën kontrollin e DAESH-it.