Ata Ufuk Şeker
30 Qershor 2016•Përditësim: 01 Korrik 2016
BRUKSEL (AA) - Sot në mbledhjen e Konferencës ndërqeveritare në Bruksel në negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE) do të hapet kapitulli i 33-të i cili është për Dispozitat Financiare dhe Buxhetore, raporton Anadolu Agency (AA).
Në mbledhjen e Konferencës ndërqeveritare të anëtarësimit e cila do të mbahet në Këshillin e BE-së, në emër të Turqisë do të marrin pjesë ministri turk i Punëve të Jashtme Mevlut Çavushoglu, ministri i Bashkimit Evropian dhe kryenegociatori Omer Çelik dhe ministri i Financave Naci Agbal. Me hapjen e këtij kapitulli, numri i kapitujve të hapur në negociatat e Turqisë me BE-në do të arrin në 16.
Ky kapitull përfshin rregullat në lidhje me burimet financiare të nevojshme për fondet në dispozicion mbi aderimin në buxhetin e BE-së. Legjislacioni në këtë fushë fillon të aplikohet direkt me anëtarësimin dhe duhet të transpozohet në legjislacionin kombëtar.
Para kësaj, së fundi më 14 dhjetor 2015 ishte hapur kapitulli i 17-të mbi Politikën Ekonomike dhe Monetare nën kryesimin Luksemburgut me BE-në.