Gözde Bayar
28 Tetor 2019•Përditësim: 29 Tetor 2019
Miliona turq në të gjithë vendin dhe jashtë tij të martën do të festojnë 96-vjetorin e shpalljes së Republikës së Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Mustafa Kemal Ataturk, themeluesi i Republikës, më 29 tetor të vitit 1923 zyrtarisht shpalli emrin e kombit dhe shpalli statusin e vendit si Republikë.
Më pas u votua në Asamblenë e Madhe Kombëtare ndërsa Ataturk, një burrë shteti revolucionar, u zgjodh presidenti i parë i Republikës së Turqisë me vota unanime.
Që atëherë, Turqia feston Ditën e Republikës çdo 29 tetor.
Dita e Republikës do të festohet në të gjitha provincat e Turqisë dhe përfaqësitë jashtë vendit.
Ceremonia e qeverisë në kryeqytetin Ankara, ngjarjet e artit dhe fishekzjarret në Stamboll, koncertet dhe procesimet e pishtarit në provincën e Egjeut, Izmir, janë ndër simbolet e festimeve të Ditës së Republikës në Turqi.
Tradicionalisht, mijëra njerëz, përfshirë zyrtarë të nivelit të lartë të shtetit, vizitojnë mauzoleumin e Ghazi Mustafa Kemal Ataturk-ut, i njohur gjithashtu si Anitkabir.
Shumë fëmijë të shkollës mbajnë shfaqje të veçantë për prindërit dhe mësuesit e tyre.