Merve Gül Aydoğan Ağlarcı
19 Prill 2022•Përditësim: 20 Prill 2022
Turistët polakë nuk do të kenë më nevojë për vizë për të vizituar Turqinë, sipas Gazetës Zyrtare të vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Shfuqizimi i vizave u miratua për qëllime turistike dhe kalimet tranzite me një periudhë maksimale qëndrimi prej 90 ditësh brenda 180 ditëve.
Turqia dhe Polonia kanë marrëdhënie të forta, kurse krerët e tyre shprehin vullnetin për të krijuar një këshill të nivelit të lartë të partneritetit strategjik për të forcuar më tej raportet dypalëshe.