Burak Bir
21 Dhjetor 2020•Përditësim: 23 Dhjetor 2020
Ministria e Mbrojtjes e Turqisë ka njoftuar se ka neutralizuar të paktën katër terroristë të YPG/PKK-së në përpjekjen e tyre për të depërtuar në zonën ndërkufitare të operacionit antiterrorist në veri të Sirisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Ne nuk kemi dhe nuk do të lejojmë që terroristët e PKK/YPG-së të prishin paqen dhe sigurinë... komandot tanë heroikë parandaluan një përpjekje tjetër infiltrimi dhe neutralizuan katër terroristë të YPG/PKK-së", njoftoi ministria turke në twitter.
Një video pamje e operacionit u shpërnda gjithashtu në platformën zyrtare.
Që nga viti 2016, Turqia ka nisur tre operacione të suksesshme anti-terroriste përtej kufirit të saj në veri të Sirisë për të parandaluar formimin e një korridori terrorist dhe për të mundësuar zgjidhje paqësore të banorëve, respektivisht operacionet Mburoja e Eufratit (2016), Dega e Ullirit (2018) dhe Burimi i Paqes (2019)
Në fushatën e saj terroriste mbi 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG-ja është degë e saj siriane.