Büşra Nur Bilgiç
05 Nëntor 2019•Përditësim: 05 Nëntor 2019
Turqia njoftoi se ka arrestuar motrën së ish-drejtuesit të vrarë të organizatës terroriste DEASH, Abu Bakr al-Baghdadi, raporton Anadolu Agency (AA).
"Arrestimi i motrës së al-Baghdadit është një tjetër shembull i suksesit të operacioneve tona kundër terrorizmit", tha në Twitter Fahrettin Altun, shefi i Komunikimeve i Presidencës së Turqisë.
"Lufta e Turqisë kundër terrorizmit, pavarësisht ideologjisë ose origjinës së saj, vazhdon e pandërperë", shtoi ai.
Abu Bаkr al-Baghdadi drejtonte DEASH-in, ndërsa rrëmbeu territore të mëdha të Irakut dhe Sirisë.
Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi të dielën se al-Baghdadi ishte vrarë në një operacion të ndërmarrë në orët e vona të natës në provincën Idlib në veriperëndim të Sirisë.
Altun nënvizoi vendosmërinë e padiskutueshme të Turqisë për të sjellë para drejtësisë ata që kërkojnë të terrorizojnë rajonin.
"Një propagandë aq shumë e errët kundër Turqisë ka qarkulluar për të ngritur dyshime në vendosmërinë tonë kundër DEASH-it. Ne kemi udhëhequr luftën kundër terrorizmit në të gjitha format e saj", theksoi ai.
Altun gjithashtu tha se disa qarqe në SHBA po "po punojnë shumë" për ta bërë partneritetin e Washingtonit me Ankaranë "jo funksional".
"Ne shpresojmë se një qasje gjak-ftohtë që kupton vlerën e vërtetë të aleancave do të mbizotërojë në fund", shtoi ai.
Mes pritjeve të vizitës në këtë muaj të presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan në SHBA, Altun nënvizoi se udhëheqësit e të dy vendeve do të takohen sa herë që "e shohin të arsyeshme".
Ai shtoi: "Vendimi për vizitën e nëntorit përfundimisht qëndron te Presidenti ynë".
Duke nënvizuar se komunikimi midis Erdoğan dhe Trump ka qenë "i sinqertë", Altun tha: "Ata (Erdoğan dhe Trump) do të vazhdojnë të diskutojnë çështje me interes të ndërsjellë me të njëjtin nivel të hapjes në të ardhmen siç e gjykojnë të përshtatshme. Bashkëpunimi ynë i fortë anti-terrorist me partnerë me të njëjtat mendime kurrë nuk mund të vihet në dyshim".