Gözde Bayar
01 qershor 2020•Përditësim: 01 qershor 2020
Forcat Ajrore Turke shënuan sot përvjetorin e 109-të, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke shënuar këtë rast, ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar, lëshoi një porosi duke lavdëruar teknologjinë moderne të forcave ajrore dhe personelin e fluturimit me përvojë prej mbi një shekull.
Akar shtoi se forcat ajrore luajnë një rol të rëndësishëm jo vetëm në operacionet antiterroriste të Turqisë, por edhe në mbështetjen e përpjekjeve të paqes në skenën ndërkombëtare.
Duke nënvizuar rreziqet dhe kërcënimet, veçanërisht në rrethinën e Turqisë, Akar theksoi rëndësinë e të pasurit një parandalues efektiv dhe prestigjioz në Forcat e Armatosura Turke.
Të themeluara më 1 qershor 1911, Forcat Ajrore Turke vazhdojnë të drejtohen nga motoja e saj e "E ardhmja është në qiell", shtoi Akar.
"Me rastin e 109 vjetorit të krijimit të Forcëave tona Ajrore Turke, me mëshirë dhe mirënjohje përkujtoj veteranin e nderuar Mustafa Kemal Atatürk, bashkëluftëtarët e tij, dëshmorët tanë të shenjtë që sakrifikuan jetën e tyre për paqen dhe sigurinë e atdheut tonë, 'atdheun e kaltër', qiellin, kombin tonë fisnik dhe veteranët tanë heroikë që ndërrouan jetë", tha Akar.
Përpos kësaj, Presidenca Turke postoi një porosi në Twitter duke shënuar përvjetorin.
"Ne festojmë 109 vjetorin e Forcave Ajrore Turke dhe përkujtojmë të gjithë dëshmorët dhe veteranët tanë me respekt, mëshirë dhe mirënjohje", thuhet në porosi.