Dilara Hamit
01 qershor 2020•Përditësim: 01 qershor 2020
Forcat turke të sigurisë sot neutralizuan 3 terroristë dhe sekuestruan eksplozivë të rëndë në provincën juglindore të Hakkarit, bëri të ditur Ministria e Brendshme e Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Komanda Speciale e Sigurisë Publike të Xhandarmërisë kreu një operacion të mbështetur nga ajri kundër një organizate terroriste në zonat rurale të Hakkarit, tha ministria në një deklaratë.
Pushkë, kallashnikovë, raketahedhës, mina antitanke, granata dhe mjete shpërthyese të improvizuara, janë në mesin e armëve të sekuestruara.
Terroristët e neutralizuar dyshohet se ishin përfshirë në vrasjet e ushtarëve turq, Ercan Sanca dhe Sait Baris, në qershor të vitit 2019.