Zafer Fatih Beyaz
08 Tetor 2019•Përditësim: 09 Tetor 2019
Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) kanë neutralizuar nëntë pjesëtarë të organizatës terroriste PKK në një operacion ajror në rajonet Hakurk dhe Haftanin në veri të Irakut, njoftoi Ministria turke e Mbrojtjes, transmeton Anadolu Agency (AA).
Operacioni në rajonet veriore të Irakut është realizuar në koordinim me Agjencinë Kombëtare të Inteligjencës (MIT), tha ministria në një deklaratë.
Organizata terroriste PKK shpesh përdor pjesën veriore të Irakut për të planifikuar sulme terroriste ndërkufitare kundër Turqisë.
Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian (BE), është përgjegjëse për vdekjen e pothuajse 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra dhe fëmijë.