Mehmet Tosun
26 Gusht 2019•Përditësim: 27 Gusht 2019
Ushtria e Turqisë ka neutralizuar dy pjesëtarë të organizatës terroriste PKK në një operacion ajror në rajonin Zap në veri të Irakut, njoftoi Ministria turke e Mbrojtjes, transmeton Anadolu Agency (AA).
Operacioni është kryer në koordinim me ofensivën antiterroriste "Kthetra" i cili ka vazhduar që nga muaji maj, ndërsa gjatë tij po ashtu janë neutralizuar edhe pozicione armësh, bunkerë dhe strehimore të terroristëve të PKK-së, tha ministria në një deklaratë.
Ndryshe, më 27 maj, Turqia nisi operacionin e madh antiterrorist "Kthetra" kundër organizatës terroriste PKK në veri të Irakut.
Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian (BE), është përgjegjëse për vdekjen e pothuajse 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra dhe fëmijë.