Rauf Maltaş
16 Qershor 2016•Përditësim: 17 Qershor 2016
SHANLIURFA (AA) - Rreth gjysma e murit të betonit 350 kilometra të gjatë në kufirin e Turqisë me Sirinë ka përfunduar, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve që gazetari i AA ka marrë nga burimet e forcave të sigurisë, thuhet se Turqia vazhdon punën për rritjen e sigurisë në kufirin me Sirinë pas ndikimit që ka dhënë lufta në Siri për sulmet terroriste në këtë rajon.
Ministria e Mbrojtjes së Turqisë është duke rritur masat për sigurimin e kufirit me Sirinë dhe parandalimin e sulmeve të mundshme terroriste dhe kalimeve të paligjshme.
Puna për ngritjen e murit 350 kilometra të gjatë në kufirin 911 kilometrash mes Turqisë dhe Sirisë është duke vazhduar me ritme të shpejta.
Një pjesë e mirë e murit rezistent në qytetet Hataj dhe Shanliurfa ka përfunduar. Ndërsa puna për ndërtimin e pjesës tjetër në qytetet Gaziantep, Kilis, Mardin dhe Shërnak është duke vazhduar. Muri është 2 metra i gjerë dhe 3 metra i lartë. Ai ndërtohet në blloqe dhe më pas montohet në vendin e kufirit. Mbi të vendoset edhe një pjesë teli me gjemba.
Ndërkohë që deri më tani ka përfunduar 170 kilometra të murit, pjesa tjetër e ndërtimit të tij prej 180 kilometrash pritet të përfundojë deri në fund të këtij viti.