Hatice Kesgin
09 Maj 2016•Përditësim: 09 Maj 2016
ANKARA (AA) – Nëntë terroristë të PKK-së gjatë të dielës janë vrarë në operacionet e forcave të sigurisë në provincat Mardin dhe Sirnak të Turqisë lindore, ka konfirmuar sot ushtria turke, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një njoftim, Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë, ka konfirmuar se shtatë terroristë të PKK-së janë vrarë në distriktin Nusaybin në juglindje të provincës Mardin. Dy terroristë të PKK-së janë vrarë në operacione të ndara në provincën juglindore Sirnak.
Disa armë janë konfiskuar gjatë operacioneve, thuhet ndër të tjera në njoftim.
PKK-ja, që është në listën e organizatave terroriste nga Turqia, SHBA-të dhe BE-ja, rifilloi fushatën 30 vjeçare kundër shtetit të Turqisë në korrik të vitit 2015. Që atëherë, më shumë se 430 pjesëtarë të forcave të sigurisë kanë rënë dëshmorë, ndërsa mbi 3.800 terroristë të PKK-së janë vrarë.