Denizhan Güzel
09 Maj 2016•Përditësim: 11 Maj 2016
IZMIR (AA) – Në hapësirën detare të Çesmes, në bregdetin turk të detit Egje, autoritetet turke kanë kapur 63 emigrantë, të cilët kishin tentuar që në mënyrë ilegale të futen në Greqi duke përdorur gomonet si mjet transporti, raporton Anadolu Agency.
Ekipet e rojes bregdetare të Turqisë, kanë marrë informacione se një grup emigrantësh janë futur në det.
Më vonë, u vërtetua se bëhet fjalë për shtetas të Sirisë, Irakut dhe Iranit, në mesin e të cilëve ndodhej edhe një foshnje gjashtë muajshe.
Pasi janë nxjerrë në breg, ata i janë nënshtruar një kontrolli mjekësor që më vonë t'u dorëzohen forcave turke të sigurisë, të cilët pritet t'i dorëzojnë ata në qendrën për pranim të emigrantëve.