Mehmet Akif Turan
28 Qershor 2016•Përditësim: 28 Qershor 2016
MARAKESH (AA) - Michelle Obama bashkëshortja e presidentit amerikan Barack Obama në kuadër të turneut në Afrikë për mbështetjen e arsimimit të fëmijëve vajza në vendet në zhvillim ka mbërritur në qytetin Marakesh të Marokut, raporton Anadolu Agency (AA).
Në ceremoninë zyrtare të pritjes së mbajtur në aeroportin Menara në Marakesh morën pjesë mbretëresha Selma bashkëshortja e Mbretit Muhammed të 6-të të Marokut dhe prefekti i Marakeshi-it Ahmet Ahshishan.
Në një deklaratë nga ambasada amerikane e Marokut njoftohet se Obama e cila ndodhet për vizitë në Afrikë për ti dhënë mbështetje nxitjes së arsimimit të fëmijëve vajza dhe për heqjen e pengesave në arsimin e tyre, do të marrë pjesë në në prgoram që do të zhvillohet për vajzat që kanë ndërprerë arsimin e tyre për arsye të ndryshme në Maroko.