Khalid Mejdoub,Safiye Karabacak
13 Dhjetor 2015•Përditësim: 14 Dhjetor 2015
RABAT (AA) - Në demonstratën e organizuar në Rabat kryeqytetin e Marok-ut, me moton "përmirësimi i të drejtave të njeriut" morrën pjesë qindra persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Demonstruesit të cilët u mblodhën në rrugën Muhammed el-Hamis, në kryqytet, pas thirrjes të organizatave për të drejtat e njeriut, kanë marshuar deri në ndërtesën e parlamentit.
Demonstruesit të cilët kërkuan që të përmirësohen të drejtat e njeriut, ti jepet fund sigurisë së dobët dhe qartësimi i dosjeve të vjetra në lidhje me disa humbje. Ata kanë hedhur sllogane si; "të anulohet dënimi me vdekje, të përcaktohet një strategji e cila do ti dënojë të gjithë kriminelët dhe të rivendoset reputacioni i të shtypurve duke i'u mbrojtur nderin".
Anëtari i Shoqatës së të Drejtave të Njeriut të Marok-ut Abdulhamid Emin, bëri thirrje që të gjithë kriminelët të dënohen, dhe qartësimin e dosjeve në lidhje me shkeljet të bëra në të drejtat e njeriut.
Emin me këtë demonstratë e cila është organizuar nga ana e organizatave të të drejtave të njeriut, theksoi se kanë për qëllim që ti aktivizojnë dhe nxisin Komisionin për Drejtësi dhe Pajtim, e cila i shqyrton dosjet e të disa burgosurve politik në periudhën mes 1956 kur Maroku shpalli pavarësinë deri më 1999.