Şenhan Bolelli
04 Tetor 2015•Përditësim: 04 Tetor 2015
MADRID (AA) - Në një operacion të përbashkët të ndërmarrë nga policia spanjolle dhe xhandarmëria marokene janë arrestuar 10 persona të cilët tentonin të rekrutonin militantë për organizatën terroriste DAESH, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Brendshme spanjolle ka njoftuar se në rajonet Toledo, Barcelonë dhe Valencia të Spanjës si dhe në Kazablanka të Marokut janë ndërmarrë operacione në të njëjtën kohë. Bëhet e ditur se 4 të dyshuarit e arrestuar në Spanjë dhe 6 të dyshuarit e arrestuar në Marok do të dërgohen në gjykatë me akuzat për rekrutime për organizatën terroriste DAESH.
Njoftohet se në operacionet e ndërmarra në 4 vitet e fundit kundër grupeve terroriste në Spanjë janë arrestuar në total 156 persona.