Sibel Vezaj
07 Nëntor 2016•Përditësim: 07 Nëntor 2016
PRISHTINË (AA) - Pas përfundimit të eksperitëzës së trupit të Astrit Deharit, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore së Prizrenit, Sylë Hoxha në një deklaratë për media tha se informacioni i parë i dalë nga autopsia e bërë është se vdekja e Deharit ka ndodhur si pasojë e mungesës së frymëmarrjes, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke vënë në dukje se hetimet për rastin po vazhdojnë, Hoxha tha se për momentin nuk ka asnjë të dyshuar lidhur me rastin. Ai gjithashtu theksoi se në vend të ngjarjes nuk janë gjetur barëra dhe bëri të ditur se Dehari ka disa gërvishtje, një në qafë dhe një në dorë. Hoxha së fundi shtoi se arsyeja e sigurtë të vdekjes së Deharit do të dalë pas raportit përfundimtar
Kurse avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi tha se obduksioni ka zgjatur rreth dy orë e gjysmë dhe bëri të ditur se në të kanë marrë pjesë edhe dy ekspertë të mjekësisë ligjore si përfaqësuesit e familjes Dehari.
Ai së fundi deklaroi se presin rezultatet e Institutit të Mjekësisë Ligjore për vërtetimin e shkakut të vdekjes së Deharit dhe shtoi se në rast nevoje mostrat e nevojshme do të dërgohen edhe në Britani për ekzamini.
Astrit Dehari, aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje ishte arrestuar pas sulmit ndaj Parlamentit të Kosovës dhe ndodhej në paraburgim për 68 ditë në burgun e Prizrenit. Ai ndërroi jetë ditë më parë në rrethana ende të paqarta.
Varrimi i tij do të bëhet nesër, në fshatin Zlatarr të Prishtinës, kurse me këtë rast organizatat studentore të Universitetit të Prishtinës nesër do të organizojnë një marsh protestues duke kërkuar drejtësi.