Gorana Jakovljevic
26 Janar 2017•Përditësim: 26 Janar 2017
BANJA LLUKË (AA) – Trupi i pajetë i një personi 60 vjeçar i cili ndërroi jetë si pasojë e hipotermisë është gjetur dje në mëngjes në Shipov, bëhet e ditur nga Qendra për Siguri Publike (QSP) e Banja Llukës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një njoftim të QSP-së thuhet se “në rrugën lokale, në fshatin Shipov, dje rreth orës 08.05, është gjetur trupi i pajetë i një 60-vjeçari. Është kryer hetim nga ana e nëpunësve policorë ndërsa në prani të mjekut kujdestar ligjor, u konfirmua se vdekja është shkaktuar si pasojë e temperaturave të ulëta”.