Ivana Ramadanova
30 Janar 2017•Përditësim: 30 Janar 2017
SHKUP (АА) - Prej sot deri më 3 shkurt do të zbatohet testimi ekstern i maturantëve. Qendra Shtetërore e Provimeve (QSHP) kumtoi se do të përfshihen 18.600 nxënës në vitet e fundit në arsimin e mesëm, transmeton Anadolu Agency (AA).
Një javë para testimit nxënësit morën informata për ditët e testimit, ndërsa të premten shkollat i publikuan edhe oraret me lëndët për të cilat nxënësit do të testohen.
QSHP informoi se rezultatet preliminare do të publikohen më 7 shkurt të vitit 2017.