Mehmet Hatipoğlu
07 Nëntor 2017•Përditësim: 07 Nëntor 2017
ATHINË (AA) - Në kryeqytetin e Greqisë, Athinë, dy persona të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të ndërtesës së Lëvizjes Socialiste Panhelene (PASOK), raporton Anadolu Agency (AA).
Dy persona me maska në fytyrë, pretendohet se me motoçikletë kanë mbërritur para ndërtesës së PASOK-ut në qendër të Athinës dhe kanë shtënë me armë ndaj objektit dhe policisë që ndodhej para ndërtesës. Sulmuesit u larguan nga vendi i ngjarjes, ndërsa nuk kishte të vdekur ose të plagosur nga sulmi. Policia ka nisur një hetim për ngjarjen.
Pas sulmit, kryetarja e PASOK-ut, Fofi Gennimata, tha se kjo parti politike edhe më parë ishte në shënjestër të sulmeve të ngjashme. Ajo kërkoi nga autoritetet zyrtare që ndërtesa e PASOK-ut të ketë mbrojtje më efektive, duke shtuar se asnjë nga përfaqësuesit e qeverisë nuk e kishte telefonuar pas sulmit.
"Kjo do të thotë se qeveria sulmet e tilla i trajton si raste të zakonshme", tha Gennimata.
Ndërsa kryeministri grek, Alexis Tsipras, më vonë dënoi sulmin mbi ndërtesën e PASOK-ut.