Amina Zorniç
13 qershor 2016•Përditësim: 13 qershor 2016
PRETORIA (AA) - Në Gjykatën Supreme në Pretoria të Afrikës së Jugut, sot në mëngjes ka filluar gjykimi shtatë ditorë pas të cilit do dihet se çfarë dënimi do të marrë atleti paraolimpik Oscar Pistorius, i cili është shpallur fajtor për vrasjen e të dashurës së tij Reeve Steenkamp në vitin 2013, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas mediave botërore, dilema është nëse Pistorius, në gati tre vite e gjysëm që nga vrasja do të marrë 15 vjet burg të rëndë, siç parashikon ligji penal i Afrikës së Jugut, pasi që dënimi me vdekje është hequr, dhe duke marrë parasysh hendikepin e tij dhe rrethanat tjera. "The Guardian" shkruan se atleti paraolimpik "ka shfrytëzuar të gjitha ankesat e mundshme" dhe se kësaj radhe "nuk do ti shpëtojë dënimit".
Në mëngjesin e hershëm të 14 shkurtit të vitit 2013, në ditën e Shën Valentinit në shtëpinë e përbashkët në Pretoria ai qëlloi me katër plumba për vdekje Steenkamp e cila ishte në banjo pranë dhomës së gjumit. Atleti paraolimpik gjatë gjithë procedurave gjyqësore deklaroi se "pendohet, pasi vajzën e kishte menduar për hajdut dhe se ai kishte gjuajtur në vetëmbrojtje".