Alma Çekovic
09 Shkurt 2016•Përditësim: 10 Shkurt 2016
SARAJEVË (AA) - Zdravko Tolimir ka vdekur mbrëmë vonë në Njësinë e Paraburgimit të Kombeve të Bashkuara në Sheveningen, u konfirmua sot nga Tribunali i Hagës, raporton Anadolu Agency (AA).
Mjeku i paraburgimit u thirr menjëherë, kurse autoritetet holandeze kanë nisur një hetim sipas standardeve të legjislacionit kombëtar holandez.
Zdravko Tolimir, ish-ndihmës komandanti për Inteligjencë dhe Siguri në Shtabin kryesor të Ushtrisë së Republikës Srpska, u dënua nga Tribunali i Hagës për genocid dhe shoqërim për të kryer gjenocid në Srebrenicë dhe Zhepë në vitin 1995.
Dënimi me burgim të përjetshëm, iu konfirmua vitin e kaluar nga Dhoma e Apelit të Tribunalit të Hagës.
Pas shqiptimit të dënimit, në përputhje me dispozitat e rezolutës 1966 (2010) të Këshillit të Sigurimit, Mekanizmi ka marrë në juridiksion të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me rastin Tolimir.
Zdravko Tolimir në kohën kur ndërroi jetë ishte duke pritur për transferim në shtetin ku ishte paraparë për ta vuajtur dënimin, theksohet nga Tribunali i Hagës.
Dhoma Gjyqësore e Tribunalit më 12 dhjetor të vitit 2012 dënoi Zdravko Tolimir për gjenocid, shoqërim për të kryer gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve ose zakoneve të luftës.