Ömer Aydın
09 Shkurt 2017•Përditësim: 10 Shkurt 2017
COLMAR (AA) - Vendimi gjyqësor në lidhje me lirimin ose ekstradimin e ish-kryeminstrit të Kosovës Ramush Haradinaj në Serbi do të shpallet më 2 mars, raporton Anadolu Agency (AA).
Në procesin gjyqësor të zhvilluar në Gjykatën e Apelit në Colmart të Francës është shqyrtuar kërkesa e Serbisë për ekstradimin e Haradinajt. Haradinaj u shpreh se akuzat dhe urdhërarresti i Serbisë ndaj tij janë lëshuar për arsye politike, duke shtuar se është kundër ekstradimit në Serbi. Haradinaj përshëndeti rreth 50 kosovarë të cilët po prisnin në hyrje të gjykatës, duke thënë se gjykata do të japë vendimin më 2 mars.
Ndryshe, ish-kryeministri i Kosovës dhe ish-udhëheqësi i UÇK-së, Ramush Haradinaj, i cili aktualisht është kryetar i AAK-së, më 4 janar u ndalua nga autoritetet franceze bazuar në një urdhërarrest të Serbisë të lëshuar në vitin 2004.
Ai më 12 janar u lirua me kusht nga autoritetet franceze. Paraprakisht, ai ishte arrestuar edhe në Slloveni në vitin 2015 sipas urdhërarrestit të njëjtë, ndërkohë që më pas ishte liruar.