Lejla Bıogradlıja,Talha Öztürk
22 Tetor 2017•Përditësim: 22 Tetor 2017
BEOGRAD (AA) – Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Republikës së Turqisë (TBMM), Ismail Kahraman sot nisi vizitën e tij tre ditore në Serbi, raporton Anadolu Agency (AA).
Kahraman në aeroportin "Nikola Tesla" në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, u prit nga ambasadori i Turqisë në Beograd Tanju Bilgiç, punonjësit e ambasadës si dhe zv/kryetari i Kuvendit Kombëtar të Serbisë Vladimir Marinkoviç dhe kryetari i Grupit të Miqësisë Serbi Turqi, Zoran Dragisiç.
Kahraman dhe delegacioni shoqërues pas vizitës së Ambasadës së Turqisë në Beograd, vizitoi qendrën e Institutit "Yunus Emre" në kryeqytet, ku u informua për punët e kësaj qendre.
Në kuadër të ditës së parë të vizitës së tij, Kahraman po ashtu pritet të vizitojë Zyrën e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) në Beograd.
Në kuadër të kontakteve zyrtare të tij, Kahraman nesër do të takohet me homologen e tij serbe Maja Gojkoviç. Kryetari i TBMM-së më pas do të zhvillojë takime bilaterale me presidentin Aleksandar Vuçiç dhe kryeministren Ana Brnabiç.