Figen Shaban
23 Maj 2018•Përditësim: 23 Maj 2018
PRISHTINË (AA) - Kryetari i Komunës së Gjilanit (qytet në lindje të Kosovës), Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim komandantin e Detashmentit të Përbashkët Rajonal të Jugut, kolonelin Cem Sinan Barim, cili është edhe Komandanti i Kryesisë së Këshillit Turk në Kosovë (KFOR-i Turk), transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një njoftim nga Komuna e Gjilanit bëhet e ditur se kryetari Haziri dhe koloneli Barim gjatë takimit kanë vlerësuar lartë bashkëpunimin e mirë që e kanë pasur deri tani, duke u zotuar se ky bashkëpunim do të intensifikohet edhe më shumë në të ardhmen.
Koloneli Barim, sipas njoftimit, duke përmendur qytetin e Gjilanit si shembull të bashkëjetesës dhe tolerancës mes komuniteteve, ka njoftuar se së shpejti do ta sjell një donacion me disa kompjuterë për shkollën fillore “Rexhep Elmazi”, të cilët do t'u shërbejnë nxënësve për mbarëvajtjen sa më të mirë të procesit mësimor.
Ndërsa, Haziri, nga ana e tij, duke falënderuar kolonelin Barim për donacionin dhe mbështetjen e vazhdueshme në aspektin e sigurisë, është shprehur i lumtur për faktin se diversiteti kulturor, fetar dhe etnik konsiderohet si vlerë në Gjilan.