Sibel Vezaj
11 Nëntor 2016•Përditësim: 11 Nëntor 2016
PRISHTINË (AA) - Komisioneri për Politika Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn gjatë vizitës së tij në Kosovë, sot u takua me presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Isa Mustafa dhe kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli, raporton Anadolu Agency (AA).
Takimet, të cilat ishin të mbyllura për media pritet të jenë të fokusuara në axhendën e reformave evropiane.
Hahn në kuadër të vizitës së tij do të marrë pjesë edhe në lansimin e axhendës për reforma evropiane dhe më pas së bashku me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa do të mbajnë edhe konferencë për media.