Figen Shaban
27 Tetor 2017•Përditësim: 27 Tetor 2017
PRISHTINË (AA) - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me të cilin bisedoi rreth bashkërendimit në përmbushjen e axhendës shtetërore që ndërlidhet me integrimet euro-atlantike, sundimit e ligjit dhe zhvillimin ekonomik, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një njoftim nga Zyra e Kryeministrit thuhet se të dy liderët institucional u pajtuan për koordinimin e strategjisë dhe veprimeve të përbashkëta rreth sfidave me të cilat po ballafaqohet Kosova, në konsolidimin shtetëror dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar.