Bekim Laci
16 Qershor 2018•Përditësim: 16 Qershor 2018
SHKUP (AA) - Moti në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm me periudha më të gjata me diell, ndërsa për pasdite sinoptikët parashikojnë rritje të vranësirave që do të rezultojnë me mot të paqëndrueshëm me shi të shoqëruar me stuhi dhe erë të fortë, raporton Anadolu Agency (AA).
Siç bën të ditur Enti Hidrometeorologjik i Maqedonisë, sërish do të ketë stuhi lokale me erë të fortë dhe breshër.
Temperatura minimale do të lëvizin nga 11 deri në 19 gradë, ndërsa maksimale prej 22 deri në 31 gradë celsius.
Në Shkup do të ketë mot të paqëndrueshëm të shoqëruar me shi. Temperatura do të arrijë në 26 gradë celsius.