Besar Ademi
18 Dhjetor 2017•Përditësim: 18 Dhjetor 2017
SHKUP (AA) – Një makinë e tipit Nissan Juke ka përfunduar në lumin Vardar, më konkretisht pranë urës së gurit. Bëhet fjalë për një makinë e cila ende nuk dihet se si ka përfunduar në lumin Vardar, raporton Anadolu Agency (AA).
Ekipet e shpëtimit ishin thirrur për të intervenuar, mirëpo pa sukses pasi që makinën e tërhoqi rrjedha e lumit.
Përreth vendit ku ndodhej makina, u tubuan dhjetëra qytetarë për të parë skenën. Sipas dëshmitarëve okularë, makina ra nga ura e Goce Dellçevit.