Në Malin e Zi mbahen zgjedhjet presidenciale
Në zgjedhjet presidenciale ku garojnë 7 kandidatë nga të cilët një prej tyre është femër, kanë të drejtën e votës 532 mijë e 599 qytetarë, të cilët mund të votojnë në 1.214 qendra votimi të ngritura brenda dhe jashtë venditLejla Bıogradlıja
15 Prill 2018•Përditësim: 15 Prill 2018
PodgoricëPODGORICË (AA) - Në Mal të Zi sot mbahen zgjedhjet presidenciale, në të cilat qytetarët e këtij vendi zgjedhin trashëgimtarin e presidentit në largim Filip Vujanoviç, raporton Anadolu Agency (AA).
Në zgjedhjet presidenciale ku garojnë 7 kandidatë nga të cilët një prej tyre është grua, kanë të drejtën e votës 532 mijë e 599 qytetarë, të cilët mund të votojnë në 1.214 qendra votimi brenda dhe jashtë vendit.
Procesi i votimit filloi në orën 07.00 sipas orës lokale dhe do të përfundojë në orën 20.00, ndërsa rezultatet e para jo zyrtare pritet që të shpallen para mesnatës.
Në rast se asnjëri nga kandidatët nuk merr mbi 50 për qind të votave në raundin e parë të zgjedhjeve, atëherë dy kandidatët që kanë marrë më shumë vota do të garojnë sërish në një raund të dytë i cili do të mbahet pas 14 ditësh.
Në këto zgjedhje garojnë 7 kandidatë, të cilët janë kandidati i Partisë Demokratike të Socialistëve, Milo Gjukanoviç, kandidatja e Partisë Social Demokratike, Draginja Vuksanoviç, kandidati i Partisë "Mali i Zi i Drejtë", Marko Milaçiç, kandidati i Partisë së Drejtësisë dhe Pajtimit, Hazbi Kalaç, kandidati i koalicionit serb Dobrilo Dedeiç, kandidati i Frontit Demokratik, demokratëve, Partisë Popullore Socialiste dhe Lëvizja Qytetare URA, Mladen Bojaniç dhe kandidat i pavarur Vasilije Milickovic.
Ndërkohë më 20 maj do të përfundojë zyrtarisht mandati i presidentit aktual të vendit, Filip Vujanoviç, i cili ka fituar zgjedhjet e mbajtura në vitin 2003, 2008 dhe 2013 në Malin e Zi.