Fatjon Cuka
24 Maj 2017•Përditësim: 25 Maj 2017
TIRANË (AA) - Në dy operacione të ndryshme gjatë orëve të fundit forcat e Policisë së Shqipërisë kanë sekuestruar 1.009 kilogramë lëndë narkotike e llojit kanabis sativa, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas njoftimit zyrtar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shqipërisë, në Vlorë forcat e policisë kanë sekuestruar 932 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa, ndërsa Policia Kufitare në Qafë Thanë ka sekuestruar 77 kilogramë kanabis, si dhe kanë arrestuar dy shtetas bullgarë.
Policia ka konfirmuar se shtetasit nga Bullgaria janë N.Milenov, 39 vjeç dhe Sh. Daud, 55 vjeç, të cilët akuzohen për veprën penale "trafikim i narkotikëve kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë".
Kujtojmë se në muajt e fundit strukturat e policisë kanë ndërmarrë disa operacione antidrogë në të gjithë vendin ku kanë sekuestruar sasi të konsiderueshme lëndë narkotike.