Ali Cura
11 Qershor 2017•Përditësim: 11 Qershor 2017
UZHHGOROD (AA) - Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, me rastin e fillimit të udhëtimit pa viza për qytetarët ukrainas, bëri hapjen e derës simbolike të Bashkimit Evropian (BE) në kufirin Ukrainë-Sllovaki, raporton Anadolu Agency (AA).
Në ceremoninë e mbajtur në kalimin kufitar Uzhhorod të rajonit Zakarpattia, me rastin e udhëtimit pa viza në BE, mori pjesë ministri Shtetëror i Sllovakisë Andrej Kiska.
Poroshenko derën në formë të pasaportës së Ukrainës e hapi me çelës, ndërsa në anën tjetër të kufirit e priti Kiska.
Presidenti i Ukrainës në fjalimin e tij tha se heqja e "perdes" që ndan Ukrainën nga Evropa është një moment historik.
Ai duke treguar se të gjithë qytetarët e Ukrainës do të mund të shfrytëzojnë të drejtën e udhëtimit pa vizë në BE, tha se kjo e ka rritur vlerën e pasaportës së Ukrainës.
"Sot çdo ukrainas mund të pijë një kafe fantastike në Bratislavë, në Varshavë mund të shkojë me avio-biletë të lirë ose mund të vizitojë Operën e Vjenës", u shpreh Poroshenko.
Marrëveshja
Sipas marrëveshjes e cila ishte nënshkruar muajin e kaluar me pjesëmarrjen e presidentit ukrainas Poroshenko, shtetasit e Ukrainës do të mund të udhëtojnë pa viza në vendet e Schengen-it.
Sipas rregullores që sot hyri në fuqi, të gjithë shtetasit ukrainas me pasaportë biometrike, do të jenë të përjashtuar nga viza dhe do të mund të qëndrojnë 90 ditë në vendet e Schengen-it, në çdo lloj të vizitave të tyre, qoftë turistike, biznes ose vizitë familjare.
Rregullorja nuk parashikon që të jap lejë për punë shtetasve ukrainas në BE, si dhe nuk përfshin Britaninë e cila nuk është pjesë e Schengen-it.