Andelija Stojkovic
11 Qershor 2017•Përditësim: 11 Qershor 2017
BEOGRAD (AA) - Ministri i Jashtëm i Serbisë, njëherësh ushtrues i detyrës së kryeministrit, Ivica Daçiç, tha se "zgjedhjet e sotme në Kosovë janë të një rëndësie jetike për popullin serb", për të shtuar se serbët, vetëm të bashkuar mund të sigurojnë mbijetesën e tyre në Kosovë, raporton Anadolu Agency (AA).
Daçiç u bëri thirrje serbëve të dalin në votime në numër sa më të madh dhe të votojnë për "Listën Serbe", për të cilën tha se është e vetmja që gëzon mbështetjen e qeverisë dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç.
"Autoritetet shqiptare në Prishtinë kërkojnë serbë që do t'i ndihmojnë në ndërtimin e një shteti të pavarur. Nga këtu, është e një rëndësie të veçantë për serbët që në numër sa më i madh të dalin në votime dhe të votojnë për 'Listën Serbe'", tha Daçiç një deklaratë për mediat.